Elseid Hysaj zbuloi se lojtarët e San Marinos nuk e prisnin golin e shënuar ndaj Shqipërisë. Më pas në një tjetër intervistë tregoi se çfarë foli me shokët e ekipit, pikërisht pas fitores 2 me 1 ndaj San Marinos.
“Këto fitore janë të vuajtura se futbolli është ky. Në letër mund të kujtosh se skuadër e lehtë, por në fushë të vështirësohen gjërat nëse nuk shënon gol rastet që ke për të shënuar.
Me këto skuadra duhet t’i bësh gol dhe pastaj mund të mbarojë edhe 3 apo 4 me 0. Ose kështu 1 me 1 në fund…
Fola me djemtë brenda që kjo ndeshje duhet ta vendosim mirë në mendjen tonë. Duhet të jetë mësim për ne sepse nuk është një ndeshje e bukur.
Është një mësim që nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë skuadër, duhet të luajmë 100% dhe të shënojmë golat. Në fund nëse ne bëjmë 100% jemi të qetë me vetveten tonë.
Deri në fund, derisa matematika të thotë se ne do luftojmë për vendin e parë, ne do luftojmë dhe do jemi gati për vendin e parë”, u shpreh Hysaj.