Teuta kërkon të vazhdojë aty ku e la, Skënderbeun e pret “bunkeri” i Edlir Tetovës në Durrës!
Rikthimi në normalitet i “Abissnet Superiore” pas ndalesës së ndeshjeve kombëtare, e gjen Teutën në Durrës përballë Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit.
Ekipi i Edlir Tetovës ka marrë të gjithë kohën e nevojshme duke u përgatitur maksimalisht përballë rivalit korçar, ku në fushë do zbatohet po e njëjta “formulë”; vazhdimësia e rezultateve pozitive dhe kryesimi në tabelën e klasifikimit.
Në anën tjetër, Skënderbeu me oshilacione do të kërkojë të “kthejë faqen” për të marrë fitoren e parë të sezonit, edhe pse në “Niko Dovana” do të gjejnë një “bunker”, për shkak të 5 fitoreve radhazi dhe vetëm një barazimi.