Me vuajtje, por ia dolën! Shqipëria ndodhet tashmë në krye të grupit 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve pasi mposhti San Marinon 2-1, duke hedhur “themelet” e kualifikimit në Europianin e ardhshëm që do të mbahet në vitin 2028.
Fitorja përballë San Marinos, edhe pse loja nuk prodhoi atë çfarë pritej për të dominuar plotësisht një kundërshtar të lehtë, i “katapulton” kuqezinjtë në pozicione të favorshme për të prekur një tjetër objektiv madhor.
Krahas ngjitjes në Ligën B, Shqipëria do të merrte “bonus” edhe një biletë për në “play off” të Europianit.
Momentalisht, skuadra jonë ka 9 pikë, 2 më pak se ndjekësit e Bjellorusisë dhe Finlandës, me të cilët do të përballet në muajin nëntor, për të “kopsitur” edhe verdiktin final të kryesimit. Madje, kuqezinjtë, mund edhe të kualifikohen edhe pa marrë fitore në këto dy sfida. I mjafton të mos humbasë njërën që të realizojë edhe objektivin e kualifikimit.