Rohr shfryn pas miqësores

Futboll

Rohr shfryn pas miqësores

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 16:30
Gernot Rohr

Gernot Rohr, trajneri i Beninit, ka kritikuar ashpër Argjentinën për mënyrën se si e trajtoi skuadrën e tij, e cila udhëtoi për një ndeshje miqësore, e cila ishte e fundit me fanellën e kombëtares për Lionel Messi-n.

“Ishte jashtëzakonisht e vështirë të kishim kontakt me rivallët tanë. Ne u përpoqëm”, tha 73-vjeçari.

“E vetmja gjë për të ardhur keq është se argjentinasit nuk na dhanë asgjë. Asnjë foto me Messin, asnjë fanellë. Nuk na lejuan as të hynim në tunel, e as në dhomën e zhveshjes”, tha tekniku i lindur në Mannheim.

“Punonjësit e sigurisë nuk lejuan askënd të hynte. Disa lojtarë erdhën për të shkëmbyer fanella, e dinim se do të ishte e vështirë. Provuam gjithçka, por nuk morëm asgjë”, tha Rohr.

“Ne ofruam një buqetë me lule në ngjyrat e Beninit, të verdhë, të kuqe dhe jeshile, por kjo nuk funksionoi,” shtoi gjermani.

Mes të tjerash Rohr, i cili është përballur edhe dy herë të tjera me Messi-n kur ka qenë komisar teknik i Nigerisë, tha se një fanellë që i kishte dhuruar vetë lojtari kishte mundur që ta kthente në një kujtim të paharrueshëm.

“Fanellën që më dhuroi Messi arrita që ta firmosja po prej tij tani me ndihmën e Lionel Scaloni-t”, tha Rohr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat