Vllaznia nuk rikthehet e plotë në stërvitje

Futboll

Vllaznia nuk rikthehet e plotë në stërvitje

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 16:49
Vllaznia

Lojtarët e Vllaznisë kanë ngritur zërin për rrogat e prapambetura.

Për këtë edhe bojkotuan stërvitjen e programuar në paraditen e 8 tetorit.

Një tjetër stërvitje për ekipin e parë u programua në orën 16:00, por pas 30 minutash vërehet se grupi nuk është i plotë.

Në fushë kanë zbritur vetëm lojtarë që nga akademia kanë përfunduar në ekipin e parë.

Po ashtu po stërvitet veçmas edhe ekipi U-19 i kuqebluve.

Presidenti Alban Xhaferi ndodhet në ambientet e stadiumit “Reshit Rusi”.

Gjatë kësaj kohe po punohet për normalizimin e situatës dhe Vllaznia t’i kthehet e plotë stërvitjes në vazhdim.

Përpara është sfida Vllaznia-Dinamo. Ndeshja e javës së gjashtë në Abissnet Superiore do të luhet më 11 tetor dhe përkon me debutimin e trajnerit Çaba Laszlo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat