Pas shtatë humbjeve radhazi, Vushtrria ka arritur ta regjistrojë fitoren e parë në edicionin e ri.
Skuadra vushtrriase, në rolin e vendasit, e mposhti Gjilanin me rezultat 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Urim Statovci në minutën e 60-të, duke ia siguruar Vushtrrisë tri pikë të rëndësishme.
Pas ndeshjes, klubi i Vushtrrisë reagoi përmes një postimi, duke falënderuar tifozët për mbështetjen.
“Tri pikë të rëndësishme sot në Podujevë!
Goli i Urim Statovcit në minutën e 60-të vendosi ndeshjen.
Faleminderit tifozëve ‘Forca’ që ishin me ne gjatë gjithë ndeshjes”, thuhet në njoftimin e FC Vushtrria.
Gjilani mbetet në vendin e pestë në tabelë me 11 pikë, ndërsa Vushtrria vazhdon të jetë në fund të renditjes, tashmë me 3 pikë.