"Dua t’i shkaktoj “kokëdhimbje” Artetës" - Guimaraes pas golit të fitores ndaj Leedsit

Futboll

"Dua t’i shkaktoj “kokëdhimbje” Artetës" - Guimaraes pas golit të fitores ndaj Leedsit

Më: 11 tetor 2026 Në ora: 11:25
Guimaraes

Bruno Guimarães ka thënë se dëshiron t’ia vështirësojë punën trajnerit Mikel Arteta në përzgjedhjen e formacionit të Arsenalit, pasi shënoi golin e fitores në triumfin 2-1 ndaj Leeds Unitedit të shtunën.

“Për mua është e rëndësishme që, sa herë jam në fushë, të jap më të mirën nga vetja dhe t’i shkaktoj pak ‘kokëdhimbje’ trajnerit”, deklaroi ai për TNT Sports.

Mesfushori vlerësoi gjithashtu reagimin e Arsenalit pas humbjes ndaj Brightonit, duke thënë se skuadra tregoi një mentalitet më të fortë në stadiumin “Emirates”.

“Ndjej se në ndeshjen e fundit kundër Brightonit nuk ishim në nivelin e duhur, ndërsa sot treguam mentalitetin e nevojshëm për t’u rikthyer pas një humbjeje”, u shpreh Guimarães.

Ai e cilësoi paraqitjen e tij të parë zyrtare në shtëpi si “të pabesueshme”, duke shtuar se shënimi i një goli të rëndësishëm dhe sigurimi i tri pikëve e bënë këtë përvojë edhe më të veçantë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat