Roma merr një pikë, Malen përjashtohet

Futboll

Roma merr një pikë, Malen përjashtohet

Nga: K.G. Më: 11 tetor 2026 Në ora: 14:30
Pamje nga ndeshja

Como e Roma luajnë baras (0:0) në ndeshjen e javës së 6-të të Serie A në futboll.

Në minutën e 6-të, Paulo Dybala i Romës krijon një rast të mirë brenda zonës dhe godet ulët në qendër të portës, por Jean Butez reagon në mënyrë fantastike dhe ia mohon golin.

Në minutën e 11-të, Lorenzo Pellegrini i Romës provon ta befasojë portierin me një goditje të shpejtë nga skaji i zonës, por topi përplaset në shtyllën e majtë!

Në minutën e 53-të, Donyell Malen i Romës ndërhyn ashpër ndaj kundërshtarit dhe ndëshkohet drejtpërdrejt me karton të kuq nga gjyqtari!

Pas javës së gjashtë në Serie A, Roma mbetet pa humbje, duke u renditur në vend të dytë me 14 pikë dhe Como është në të gjashtin me 11.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat