Trepça ’89 shumë e fortë për Ramiz Sadikun, tri pikë larg kreut

Futboll

Trepça ’89 shumë e fortë për Ramiz Sadikun, tri pikë larg kreut

Nga: K.Goca Më: 11 tetor 2026 Në ora: 16:20
Trepça ’89 e Mitrovicës

Trepça ’89 e Mitrovicës ka arkëtuar pikët e plota, duke iu afruar kreut të tabelës së Ligës së Parë të Kosovës.

Mitrovicasit, para tifozëve të tyre, kanë shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Ramiz Sadikut, në ndeshjen e javës së nëntë të kampionatit.

Maliqi në minutën e 60-të, Kapra në minutën e 61-të dhe Dzilah në atë të 89-tën shënuan golat që i siguruan fitoren e rëndësishme skuadrës mitrovicase.

Pas javës së nëntë, Dinamo e Ferizajt kryeson tabelën me 19 pikë. Pas saj renditen Prishtina e Re me 18 pikë, Liria dhe Rilindja 1974 me nga 17 pikë, ndërsa Trepça ’89 mban vendin e pestë me 16 pikë.

Në anën tjetër, Ramiz Sadiku renditet në vendin e 15-të me tetë pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat