Egnatia mposhti në transfertë Laçin, në takimin e vlefshëm të javës së 6-të të Superiores.
Pas sfidës që u mbyll 0-2 në favor të rrogozhinasve, foli nga Kurbini, edhe trajneri fitues, Nevil Dede.
“Sa e rëndësishme ishte pjekuria? Të jem i sinqertë duhet të bëj komplimente Laçit. Luajnë futboll që të argëtojnë.
Duhet me thënë të vërtetën. Unë mendoj që ishte një ndezje e re e jona. Para ndalimit në disa ndeshje kemi vuajtur.
Por në përgjithësi djemtë e menaxhuan në mënyrën e duhur, duke marrë në konsideratë dhe ndeshjet evropiane që na presin. Ajo çfarë na gëzon është edhe rikthimi i Bitrit.
Një transfertë pozitive për ne me thënë të drejtën. Ishte dhe një standard për ne që e tregojmë në fushën e lojës.
Për vazhdimësinë, sa e vështirë është për ju, keni kampionatin dhe ndeshjen evropiane. Si menaxhohen minutat? Unë mendoj që është i rëndësishëm i gjithë grupi. Jo vetëm nga mënyra se si do të menaxhohet.
Normalisht që ka eksperiencë dhe bëhet më e lehtë. Do jetë periudhë e ngarkuar për ne. E rëndësishme është dëmtime mos të ketë.
Ka minuta për të gjithë, do ketë dhe lodhje për të gjithë. Është e rëndësishme ta nisim mbarë edhe në Europë. Normalisht që dhe kampionati është i rëndësishëm si dhe pozicioni europian. Mendoj që mund t'ia dalim dhe besoj se do ia dalim.
Gjysmë mendje nga e enjta? Duhet ta tregojmë që jemi gati për Europën. Në fund fare në tërësi, tabloja është pozitive.
Më shumë i kënaqur për fitoren apo lojën? E vërteta është që eksperienca, ajo që më intereson, një tre pikësh në laç është i vlefshëm. Të gjitha këto e bëjnë të vështirë dhe të mendohet shumë.
Na goditën disa herë dhe ekjo është veti e Laçit. Patëm fat dhe me shtyllën nëse ju kujtohet”, tha Dede.