Përplasjet mes tifozëve kanë krijuar tensione jashtë stadiumit “Air Albania”, pak minuta para nisjes së derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.
Sipas informacioneve paraprake, tifozë të dy skuadrave janë përfshirë në një konflikt pranë hyrjes së stadiumit, duke bërë që policia të ndërhyjë menjëherë për të qetësuar situatën.
Si pasojë e incidentit, disa tifozë janë shoqëruar nga policia, ndërsa efektivët kanë vijuar të monitorojnë zonën për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.
Për mbarëvajtjen e derbit dhe garantimin e sigurisë së tifozëve, në terren janë angazhuar rreth 400 forca policie.