Strategjia e guximshme nga trajneri

Futboll

Strategjia e guximshme nga trajneri

Më: 11 tetor 2026 Në ora: 18:29
Bratu

Sstrategjia e guximshme nga trajneri!

Pak çaste para nisjes së derbit të kryeqytetit Partizani – Tirana, të dy trajnerët përkatës kanë publikuar formacionet, ndërsa bie në sy lëvizja e “timonierit” të “Demave të Kuq”, Florin Bratu.

Trajneri rumun ka vendosur të hedhë nga minuta e parë Himallarin, Skukën dhe Aliun në fazën ofensive.

Kjo qasje kaq sulmuese, ku Skuka dhe Aliu janë tepër ofensivë, bën të kuptohet se Bratu po luan “bixhoz” në këtë përballje, e cila mund të rezultojë edhe “fatale” për të ardhmen e rumunit në pankinën e 17 herë kampionëve të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat