Në konferencën për shtyp, përkrah trajnerit Gasperini ishte edhe sulmuesi i Romës Donyell Malen, i cili vjen pas kartonit të kuq në Como dhe dëshiron të kompensojë zhgënjimin e finales së Ligës së Kampionëve të humbur kundër Real Madridit në vitin 2024.
Duke folur për përjashtimin nga loja në stadiumin Sinigaglia, holandezi tha:
“Jam shumë i zhgënjyer për kartonin e kuq, por qëllimi im nuk ishte aspak ta lëndoja kundërshtarin. U kërkova falje bashkëlojtarëve që i lashë vetëm. Për mua ishte stresuese ta shikoja gjysmën e fundit të ndeshjes nga dhomat e zhveshjes.”
Malen theksoi se skuadra duhet të përqendrohet te vetja dhe jo te diferenca në cilësi me Real Madridin, i cili mbetet një kundërshtar shumë i fortë.
“Tani do të luajmë në shtëpi dhe tifozët tanë do të na ndihmojnë shumë.
Kemi mundësinë të përjetojmë një mbrëmje të bukur dhe unë do të mendoj vetëm për këtë ndeshje.”
Në fund, Malen shpjegoi edhe arsyet që e kanë ndihmuar të kalojë një vit 2026 shumë të mirë: “Gasperini ka qenë vendimtar për shkak të besimit që më dha që në fillim. Pastaj kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë që më ndihmuan të përshtatem sa më mirë në Itali”.