Antony reagon i revoltuar

Futboll

Antony reagon i revoltuar

Më: 15 tetor 2026 Në ora: 18:49
Antony

Një mbrëmje që duhej të ishte e veçantë për Antony-n përfundoi me një ngjarje të pakëndshme jashtë fushës së lojës.

Sulmuesi brazilian, i cili luan për Real Betisin, bëri të ditur se shtëpia e tij ishte grabitur në kohën kur ai po luante në ndeshjen e Champions League kundër Portos.

Lajmin e konfirmoi vetë futbollisti përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shprehu zemërimin dhe zhgënjimin për atë që kishte ndodhur.

Antony theksoi se shqetësimi i tij më i madh nuk lidhet me humbjet materiale, por me sigurinë dhe mirëqenien e familjes së tij.

“Sot vij të ndaj një situatë shumë të trishtueshme dhe revoltuese.

Një natë që kishte gjithçka për të qenë e mrekullueshme, përfundoi me indinjatë dhe zhgënjim. Më kanë grabitur shtëpinë!”, shkroi braziliani.

Ai shtoi se asnjë pasuri materiale nuk mund të krahasohet me rëndësinë e jetës dhe sigurisë së njerëzve të dashur.

“Por, mbi të gjitha, një gjë bëhet edhe më e qartë për mua: nuk ka asnjë të mirë materiale në botë që të vlejë më shumë se jeta dhe mirëqenia e familjes sime”, përfundoi Antony.

Ngjarja ka lënë një shije të hidhur për sulmuesin brazilian, i cili përmes reagimit të tij vuri në pah shqetësimin për sigurinë e familjes, përtej çdo dëmi material.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat