Abramovich kishte menduar ta blinte edhe një klub tjetër

Futboll

Abramovich kishte menduar ta blinte edhe një klub tjetër

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 15:35
Abramovich

Roman Abramovich, ish-pronari i Chelseat, kishte shqyrtuar mundësinë e blerjes së klubit francez Nantes, me synimin për ta kthyer atë në klub satelit të Chelseat.

Këtë e ka zbuluar Christophe Lollichon, ish-trajner i portierëve te Chelsea, i cili ka treguar se Abramovich e kishte pyetur për strukturën dhe mënyrën e lojës së Nantesit.

Sipas Lollichon, oligarku rus kishte menduar edhe t’i transportonte me avion personat që do të ndihmonin në zbatimin e modelit të lojës së klubit.

Megjithatë, dy muaj më vonë, Abramovich hoqi dorë nga ideja, pasi vlerësoi se Nantes ishte klub tepër i madh për projektin që kishte në mendje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat