Spahiu: Në mendje kemi vetëm fitoren

Futboll

Spahiu: Në mendje kemi vetëm fitoren

Nga: K.G. Më: 17 tetor 2026 Në ora: 11:14
Spahiu

Nis faza e dytë e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa kampioni aktual, Vardari, sot (ora 14:00) do të jetë mysafir në Shtip, ku do të përballet me Bregallnicën.

Futbollistët e Vardarit kanë regjistruar dy fitore radhazi dhe synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive edhe në ndeshjen e sotme si mysafirë në qytetin nën kalanë e Isarit.

Sulmuesi Ediz Spahiu beson se Vardari do të arrijë t’i fitojë tri pikët.

“Ne shkojmë për fitore. Kjo është gjithmonë gjëja e parë që ka në mendje secili që e vesh fanellën e Vardarit.

E respektojmë Bregallnicën, por besojmë në cilësitë tona dhe do të përpiqemi ta imponojmë lojën tonë në duelin e sotëm në Shtip. Besoj se do t’i fitojmë tri pikët, nëse luajmë në nivelin e duhur“, deklaroi Ediz Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat