Dyshimi për Bayernin

Futboll

Dyshimi për Bayernin

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 11:42
Manuel Neue

Manuel Neuer ishte në stol që në Norvegji dhe kapiteni i Bajernit mund të ketë sërish rolin e spektatorit në ndeshjen ndaj Lajpcigut. Për fat, në Norvegji nuk ishte aq ftohtë, përndryshe Manuel Nojeri mund të ishte ftohur në stadiumin e Vikingut.

Për shkak të problemeve me këmbën, kapiteni i Bajernit nuk u stërvit në Norvegji dhe gjatë ndeshjes qëndroi vetëm në stol, duke i lënë vendin Jonas Urbigut.

Ky i fundit, nga ana e tij, e përfundoi takimin me një ndjesi jo fort të mirë pas barazimit të çmendur 3-3.

Të shtunën, kur Lajpcigu të vizitoj “Alianz Arena” për ndeshjen e rëndësishme të kampionatit, portieri i parë dhe ai i dytë mund t’i ndërrojnë sërish rolet. Nojeri nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz, por aktivizimi i tij mbetet i pasigurt.

Stërvitja e fundit, e planifikuar për të premten pasdite, do të jetë vendimtare, siç shpjegoi trajneri Vinsent Kompani në konferencën për shtyp: “Duhet të shohim se si ndihet sot”.

Në moshën 40 vjeçare, Nojeri është gjithsesi nën një vëzhgim më të madh, veçanërisht pas gabimit të tij vetëm pak sekonda pas fillimit të ndeshjes së fundit të Bundesligës ndaj Augsburgut, që solli golin më të shpejtë në historinë e kampionatit gjerman. Portieri nuk u duk bindës as në rastin e golit që i dha përkohësisht Augsburgut epërsinë 2-1, të shënuar nga Rodrigo Ribeiro.

Nojeri shkëlqeu në fazën përgatitore, pikërisht kundër Lajpcigut Për ish portierin e klasit botëror, këto nuk ishin gabimet e para gjatë këtij viti kalendarik. Sigurisht, gabimet e portierëve ndëshkohen tradicionalisht më shpejt sesa ato të lojtarëve të mesfushës. Megjithatë, të shtunën Bajerni do të ketë nevojë për një portier të besueshëm, që të përbëj sigurinë e fundit të skuadrës.

Nga njëra anë, kundërshtari Lajpcig duket se më në fund po gjen formën e tij, ndërsa nga ana tjetër, pas dy ndeshjeve pa fitore dhe pesë golave të pësuar, presioni mbi bavarezët është i madh. Për më tepër, Bajerni gjendet në një pozicion të pazakontë, pasi duhet të ndjekë Frajburgun dhe Dortmundin në renditje. Gjatë fazës përgatitore,

Nojeri luajti një rol të rëndësishëm në fitoren 5-1 të skuadrës së tij në transfertë ndaj Lajpcigut. Në pjesën e parë, Bajerni lejoi rast pas rasti për kundërshtarët dhe portieri i shkëlqyer ishte arsyeja kryesore që rezultati mbeti vetëm 0-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat