Mediumi zviceran: Emri i Xherdan Shaqirit mungonte disi papritur 

Futboll

Mediumi zviceran: Emri i Xherdan Shaqirit mungonte disi papritur 

Nga: K.Goca Më: 17 tetor 2026 Në ora: 12:09
Xherdan Shaqiri në veprim

FC Baseli shënon një fitore të rëndësishme në Kupën e Zvicrës ndaj Nyonit me rezultat 3:0, duke bërë një hap të vogël drejt daljes nga kriza. 

“Megjithatë, sipas trajnerit Sllavisha Jokanoviq, Baseli ende nuk e ka kaluar krizën.

Në kantonin e Vaudit, emri i Xherdan Shaqirit mungonte disi papritur në formacionin titullar të Baselit.

Kapiteni u aktivizua vetëm në minutat e fundit të ndeshjes”, ka shkruar mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

“Ai nuk është plotësisht në 100 për qind të formës fizike“, shpjegoi Jokanoviqi vendimin për përzgjedhjen e lojtarëve.
Megjithatë, trajneri i Baselit theksoi:

“Shaqiri është lojtari me cilësitë më të mëdha dhe me përvojën më të madhe në ekipin tim.

Kam ardhur këtu për të arritur sukses.

Dhe me Shaqirin, kjo është më e lehtë sesa pa të“.

E njëjta gjë vlen edhe për Akpe Victory.

Edhe pse në ndeshjen kundër Nyonit bëri disa gabime, mbrojtësi ka treguar potencial të madh që në fillim të sezonit.

Nëse arrin ta rikthejë rregullisht nivelin e paraqitjeve që kishte treguar në startin e sezonit, ai mund të ketë një rol kyç te Baseli gjatë këtij edicioni.

Dhe ndoshta, së shpejti, do t’i jepet mundësia të realizojë edhe debutimin e shumëpritur me kombëtaren e Nigerisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat