Arrestohen 12 tifozë të Hajdukut nga Spliti

Futboll

Arrestohen 12 tifozë të Hajdukut nga Spliti

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 14:34
Tifozët

Policia kroate në qytetin e Splitit ka arrestuar të paktën 12 tifozë të Hajduku i Splitit pas trazirave dhe thirrjeve antisemite të regjistruara gjatë ndeshjes ndaj Ajaxit.

Ngjarjet e rënda ndodhën përpara përballjes së Ligës së Konferencës, ku mbështetësit vendas marshuan me parulla diskriminuese dhe thirrje në mbështetje të ideologjisë naziste.

Tifozët e Hajdukut parakaluan pas një veture me një arkivol simbolik që mbante emrin e klubit holandez, i lidhur historikisht me komunitetin izraelit.

Përveç koreve raciste, tifozët u përplasën me forcat e rendit dhe hodhën fishekzjarre në fushë, duke detyruar ndërprerjen e ndeshjes për 12 minuta.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, së bashku me qeverinë dhe Ambasadën e Izraelit në Zagreb, dënuan ashpër incidentin dhe kërkuan ndëshkime të rrepta. Drejtuesit e Federatës Kroate të Futbollit deklaruan se kjo sjellje dëmton rëndë imazhin e sportit dhe vlerat themelore të tolerancës.

Pavarësisht fitores 2-1 të Hajduk Splitit në fushë, klubi përballet tashmë me masa të rënda disiplinore nga UEFA.

Përmes një komunikate zyrtare, drejtuesit e Hajdukut kërkuan ndjesë publike dhe u shprehën të gatshëm të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat