Atletico Madridi kthehet me tre pikë nga stadiumi i Espanyolit.
Skuadra nga Madridi ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Espanyolit, në takimin e javës së nëntë të elitës së futbollit spanjoll.
Në minutën e 89-të Alex Baena pranon një pasim dhe, pa hezituar, lëshon një goditje të fuqishme e të pandalshme, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë, 0:1.
Atletico ka një seri fantastike të rezultateve, 7 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, duke u renditur në vend të dytë me 22 pikë.
Espanyoli është në pozitën e 12-të me 8 pikë të grumbulluara.