Union Berlini dhe Borussia Dortmundi janë ndarë në paqe, me rezultat 0:0, në takimin e javës së gjashtë të Bundesligës.
Futbollisti Kastriot Imeri u paraqit titullar për Union Berlinin, ndërsa u zëvendësua në minutën e 46-të.
Dortmundi renditet në krye të tabelës me 14 pikë, ndërsa Union Berlini gjendet në vendin e 16-të me pesë pikë.
Ndërkohë, Mainzi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Schalkes, falë golit të Tietz, i cili realizoi në minutën e 24-t për t’i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.
Mainzi renditet në vendin e pestë me 10 pikë.
Në anën tjetër, Schalke, që po kalon një periudhë jo të mirë sa i përket rezultateve, zë vendin e 14-të me pesë pikë.