Vora dhe Partizani do të “masin forcat” prej orës 13:30 në fushën e blertë, stadiumi “FK Vora”
. Edhe pse pritet që “Demat e Kuq” të reagojnë me trajnerin e ri, Mislav Karoglan, bastoret kanë tjetër qasje.
Triumfi i Vorës është më i mundshëm në këtë plan, i përkthyer me koeficientin 2.10.
Barazimi në kuotën e 3.20, ndërsa triumfi i Partizanit në 3.10.
Vora e drejtuar nga Arian Bellaj e ka treguar shpesh në fushën e saj dhe jo vetëm, që është një ekip i paparashikueshëm dhe mund të shkaktojë “dëme” edhe ekipeve kryesore.