Shkëndija e Tetovës e ka justifikuar rolin e favoritit, duke triumfuar me rezultat 3:1 në udhëtim ndaj Skopjes në kuadër të javës së 10-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.
Fillimisht, Endrit Krasniqi shënoi në minutën e dytë për epërsinë 0:1, ndërsa në minutën e nëntë Dimovski realizoi golin e dytë, duke e çuar rezultatin në 0:2.
Vendasit arritën të reagojnë në fund të pjesës së parë. Angelov shënoi në minutën e 45-të, duke ngushtuar rezultatin në 1:2 dhe duke rikthyer përkohësisht shpresat e Skopjes.
Megjithatë, Shkëndija nuk lejoi që vendasit të riktheheshin në lojë. Në minutën e 52-të, Tamba shënoi me kokë nga afërsia, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1:3.
Shkëndija rikthehet në krye të tabelës me 23 pikë, ndërsa Skopje është në fund të tabelës përkatësisht në vend të dhjetë me 3 pikë.