Futbollisti Besfort Zeneli është autor i golit në fitoren e thellë të skuadrës së Royale Union Saint-Gilloise.
Skuadra belge ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Nijlenit, duke u kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Belgjikës.
Reprezentuesi i Suedisë, Zeneli, shënoi në minutën e 80-të për rezultatin 2:0.
Zeneli po kalon formë të mirë te skuadra belge, duke vazhduar paraqitjet pozitive në këtë sezon.