Aarhus-Egnatia luhet në Randers

Futboll

Aarhus-Egnatia luhet në Randers

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 11:21
Stadiumi

Ndeshja e dytë e Egnatias në grupin e ligës së Conference League është vendosur që të luhet në qytetin e Randers-it dhe jo në Aarhus.

Siç dihet ekipi danez për momentin ka nisur modernizimin e infrastrukturës së impiantit të vet dhe për këtë motiv për këtë ndeshje do të përdoret “Cepheus Park”, ku luan takimet e veta ekipi i Randers.

Distanca mes dy qyteteve është rreth 41 minuta me makinë.

Për arsye sigurie mësohet se skuadra pritëse ka vendosur të zvogëlojë pjesëmarrjen e tifozëve në impiant duke nxjerrë nga shitja plot 972 vende.

Ndeshja Aarhus-Egnatia do të luhet të enjtën (22 tetor) në orën 21:00 dhe do të transmetohet direkt në RTSH 1 HD! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat