Rikthehet në stërvitje për javën anti-Teuta

Futboll

Rikthehet në stërvitje për javën anti-Teuta

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 12:19
Pamje nga stërvitja

Elbasani është rikthyer në stërvitje, mëngjesin e kësaj të marte.

Përmes një postimi në “Story” në Instagram, klubi verdheblu ka ndarë disa çaste nga përgatitja e skuadrës, e cila po drejtohet nga Hektor Idrizaj, deri në zyrtarizimin e trajnerit të ri.

Pak ditë para sfidës së ardhshme që rezervon java e 8-të e “Abissnet Superiore” me Teutën në “Niko Dovana”, Elbasani vijon me përgatitjet, ndërsa po sot, Ivan Gvozdenovic u përshëndet me lojtarët dhe stafin përpara largimit, dy ditë pas dorëheqjes.

Kujtojmë se Glen Daja pritet të zyrtarizohet në orët në vijim në pankinën e verdhebluve. Asistenti i Ilir Dajës te Dinamo është parë si favorit për t’ia besuar këtë detyrë të rëndësishme, e para dhe për Glen Dajën në këtë status.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat