Ndryshon axhenda për ndeshjen Partizani - Skënderbeu

Futboll

Ndryshon axhenda për ndeshjen Partizani - Skënderbeu

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 16:31
Pamje nga ndeshja

FSHF ka vendosur zyrtarisht që ndeshja e javës së 8 mes Partizanit dhe Skënderbeut të zhvillohet ditën e shtunë bashkë me 3 ndeshje të tjera të asaj jave.

Sfida në fjalë ishte projektuar fillimisht për të premten, por pa një orar të caktuar, si pasojë e faktit që Partizani duhet të gjejë më parë stadiumin për zhvillimin  sfidës.

Megjithatë, sot është konfirmuar zyrtarisht se ndeshja në fjalë do të luhet të shtunën në orën 13:30. 

Stadiumi ku do luhet do të jetë ai i Vorës ku të kuqtë kanë luajtur edhe më parë si pritës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat