Besmir Bojku vazhdon të jetë një nga futbollistët kryesorë të Struga Trim Lum.
Prej disa sezonesh, ai është ndër liderët e skuadrës strugane, duke dëshmuar edhe një herë vlerat e tij në ndeshjen si mysafir ndaj Shkëndijës së Haraçinës.
Bojku shkëlqeu në këtë përballje, jo vetëm me golin e bukur të shënuar që në minutën e 9-të, por edhe me paraqitjen e tij në një fushë të vështirë.
Struga TL triumfoi me rezultat 2:0, duke marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim.
Për paraqitjen e tij, “Sportsport” e ka përzgjedhur Besmir Bojkun si lojtarin e javës së 10-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Në formacionin ideal të kësaj xhiroje janë përfshirë edhe Diako, Roçi dhe Radeski nga Struga TL; Meliqi, Krasniqi dhe Tamba nga Shkëndija (T); Taleski dhe Nikolov nga Vardari; Eftimovi nga Sileksi dhe Sila nga Tikveshi.