Al-Taawoun ka marrë një tjetër humbje në Arabinë Saudite, duke u “zhytur” në krizë të thellë, vetëm 4 pikë pas 10 javësh në kampionat.
Ata u mposhtën në shtëpi 0–1 nga Al-Qadsiah, aty ku vendosi goli i Reijnders në minutën e 90+6’.
Sulmuesi i Shqipërisë, Nedim Bajrami, u fut në lojë në minutën e 79’, ku ishte në fushë për vetëm 11 minuta.
E çuditshme rezultoi se në kampin e Al-Taawoun dolën 3 lojtarë të dëmtuar.
Pas 10 javësh në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, Al-Qadsiah kryeson përkohësisht me 25 pikë, 1 më shumë se Al-Hilal (një ndeshje më pak) dhe 6 më shumë se Al-Nassr i Cristiano Ronaldos (dy ndeshje më pak).