Marrin fund dilemat se kur do të luajë Partizani kundër Skënderbeut

Futboll

Marrin fund dilemat se kur do të luajë Partizani kundër Skënderbeut

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 21:24
Partizani - Skenderbeu

Tashmë nuk ka më dilema, është zbuluar se kur do të mbahet ndeshja Partizani – Skënderbeu, e vlefshme për javën e 8-të në Abissnet Superiore.

Sipas informacioneve në aplikacionin e FSHF-së, bëhet e ditur se përballja në fjalë do të zhvillohet të shtunën në orën 13:30, në stadiumin “FK Vora”.

Në të njëjtën orë do të luhet edhe sfida Laçi – Vora. Partizani vjen pas humbjes 1 – 4 nga Vora, pikërisht në stadiumin ku do të “përplaset” me Skënderbeun.

Trajneri i “Demave të Kuq”, Mislav Karoglan, kërkon reflektim nga të tijët dhe fitoren e parë në “timonin” e 17 herë kampionëve të Shqipërisë. Pas 7 javësh Superiore, Partizani mban vendin e fundit me 4 pikë, e shoqëruar me 17 gola të pësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat