Muçi mori një vendim befasues

Futboll

Muçi mori një vendim befasues

Më: 22 tetor 2026 Në ora: 11:50
Ernest Muçi

Ernest Muçi shkëlqeu në fitoren 2-0 të Trabzonsporit ndaj Beshiktashit.

Pas ndeshjes ndaj ish-ekipit të tij, Muçi mori një vendim drastik.

Mesfushori me tipare sulmuese vendosi të largonte menjëherë Beshiktashin nga rrjeti social “Instagram”.

Ky detaj nuk mund të shpëtonte pa u parë, duke qenë se edhe pati përplasje në fushë.

Muçi u fokusua përballë Vlahoviç, teksa futbollisti i Kombëtares duket se ka vepruar menjëherë.

Tashmë nuk e ndjek klubin që i besoi transferimin në Turqi nga Legia e Varshavës.

Ekipi i Trabzonit mban vendin e pestë në renditje. Gallatasaraj kryesues ndodhet 6 pikë përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat