Shqipëria do të presë Finlandën më 12 nëntor, ndërsa sfida nis prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Ky takim vlen për raundin e pestë të Grupit C1 në Ligën e Kombeve.
Tri ditë më parë, pasi të gjithë tribunat dolën në shitje, u raportua se stadiumi do të jetë vetëm me tifozë shqiptarë.
Diçka e tillë do të ishte e rrallë. Tashmë “Panorama Sport” konfirmon një tjetër informacion, i cili ndryshon situatën.
Finlandezëve u është rezervuar 5% e stadiumit sipas rregullores. Konkretisht bëhet fjalë për sektorët V201 dhe V202. Pavarësisht se qëndrojnë të hapura për të ndjekur shitjen, vetëm finlandezët mund të blejnë bileta “online” për sektorët në fjalë.
Stadiumi ndërkohë pritet të jetë “sold out”. Mbi 15 mijë bileta janë të shitura deri tani.