Talenti shqiptar i Bayernit flet për ëndrrën e realizuar

Futboll

Talenti shqiptar i Bayernit flet për ëndrrën e realizuar

Më: 22 tetor 2026 Në ora: 15:53
Erblin Osmani

Futbollisti i talentuar Erblin Osmani ka përjetuar një vit të jashtëzakonshëm, duke kaluar nga ekipi U-17 i Bayern Munihut deri te debutimi profesional në Bundesligë dhe paraqitja e parë me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Osmani, i cili në atë kohë ishte vetëm 16-vjeçar, debutoi në Bundesligë më 21 mars, në ndeshjen ku Bayern Munichu triumfoi 4-0 ndaj Union Berlinit.

Duke kujtuar këtë moment të rëndësishëm në karrierën e tij, ai tha se debutimi në një klub të madh si Bayerni ishte realizim i një ëndrre.

“ Mendoj se çdo fëmijë ëndërron të bëjë debutimin e tij profesional në një klub si ky”, u shpreh Osmani.

Së fundmi, Osmani përjetoi një tjetër moment të veçantë, duke luajtur minutat e para me fanellën e kombëtares së Kosovës.

Në episodin e fundit të emisionit Campus Stories, talenti i Bayern Munihut ka folur për përjetimet e tij dhe emocionet që shoqëruan paraqitjen e parë me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat