Formacionet zyrtare të Aarhus – Egnatia

Futboll

Formacionet zyrtare të Aarhus – Egnatia

Më: 22 tetor 2026 Në ora: 19:59
Aarhus - Egnatia/ Conference League

Aarhus dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të xhiros së dytë të Conference League.

Sfida e cila do të zhvillohet në stadiumin “Cepheus Park”, prej orës 21:00.

Dy trajnerët, Jakob Poulsen dhe Nevil Dede kanë vendosur dhe për titullarët që do të zbresin në fushë që prej minutës së parë. Më poshtë ju njohim dhe me formacionet e të dyja skuadrave respektive.

Në kampin rrogozhinas, vihet re rreshtimi 4-3-3, ndërsa titullarët e përzgjedhur të lënë të nënkuptosh se trajneri Dede kërkon maksimumin e pikëve.

FORMACIONET ZYRTARE:

AARHUS: Hansen; Rosler, Tingager, Kahl, Carstensen, Solbakken, Arnstad, Andersen, Jorgensen, McCowatt, Serra. Trajner: Jakob Poulsen

EGNATIA: Dajsinani; Bitri, Yago, Sota, Jaime, Loukili, Aleksi, Kryeziu, Albanese, Adjessa, Gruda. Trajner: Nevil Dede.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat