Thibaut Courtois ka shprehur dëshirën për ta përfunduar karrierën te Real Madridi, duke konfirmuar gjithashtu se është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me klubin madrilen.
“Dua të pensionohem këtu, te Real Madridi. Jam pranë nënshkrimit të një kontrate të re”, ka deklaruar portieri belg.
Kjo deklaratë është një sinjal pozitiv për tifozët madrilenë.
Courtois synon të vazhdojë qëndrimin në “Santiago Bernabeu” dhe ta mbyllë karrierën me fanellën e gjigantit spanjoll.