Portieri kamerunas, Andre Onana ka pësuar një aksident me veturë.
Kjo ndodhi pas përfundimit të ndeshjes në Conference League mes Trabzonsporit dhe Hearts, në një nga rrugët e qytetit.
Fatmirësisht gjendja e ish-yllit të Interit dhe Manchester Unitedit është e mirë, ku nuk pati ndonjë lëndim të rëndë.
Kujtojmë se Trabzonspori kishte mposhtur Hearts mbrëmë, me rezultat 2-0.