Amorim pas dramës te Milani: Nuk ishte ndeshje e vërtetë

Futboll

Amorim pas dramës te Milani: Nuk ishte ndeshje e vërtetë

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 12:41
Amorim

Milani u mposht dje me rezultatin 3-0 nga Bornmuth. Sfida ishte e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës. Italianët luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 27-të, kur kapiteni Menja u largua me karton të kuq.

Si e shpjegoni një paraqitje të tillë?

“Është e vështirë të flasësh për këtë paraqitje. Pas 20 minutash nuk pati më ndeshje. Sot nuk ishte një ndeshje e vërtetë. U përpoqëm të mbroheshim dhe të sulmonim, edhe me 10 lojtarë kundër 11, por penalltia e vulosi ndeshjen. Sot ishte e vështirë.”

Si e shpjegoni këtë qasje kaq pasive?

“Humbëm zotërimin e topit dhe ndeshja zgjati vetëm 20 minuta. Ne vetë e shkatërruam ndeshjen dhe nuk arritëm të riktheheshim më në lojë.”

Futbolli ka ndryshuar, Bornmuth dominoi Milanin…

“A po flasim për faktin që Bornmuth dominoi pas daljes me karton të kuq? Nuk di si të flas për ndeshjen nga minuta e 20-të e tutje. Futbolli është i tillë.

Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.”

A keni folur me  Menja pas kartonit të kuq?

“Nuk po flas me lojtarët tani. Do të shfrytëzoj çdo aspekt të ndeshjes për t’u përmirësuar. Do të luajmë pas dy ditësh dhe duhet të mendojmë se çfarë duhet të përmirësojmë. Duhet të mendojmë gjithashtu se si të qëndrojmë me 11 lojtarë në fushë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat