Nuk kishte ndodhur as me Skënderbeun

Futboll

Nuk kishte ndodhur as me Skënderbeun

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 13:35
Pamje nga ndeshja Arhus - Egnatia

Egnatia barazoi dje me rezultatin 1-1 përballë Arhus, duke ndarë nga 1 pikë në Danimarkë.

“Panorama Sport” e raporton këtë si pikë historike në transfertë për një klub të Shqipërisë, duke qenë se Skënderbeu nuk e bënte më parë të njëjtën gjë.

Skënderbeu nuk ia doli të grumbullonte asnjë pikë në transferta, kur luante në grupet e Ligës së Europës. Egnatia që përfaqëson Shqipërinë në Ligën e Konferencës, ia doli që në takimin e parë.

Kampionët po bëjnë mjaft mirë.

Dy pikët e grumbulluara deri tani janë falë golave të Ildi Grudës, pikërisht përballë danezëve të Midtjilland dhe Arhus.

Sfida e radhës për Egnatian do të jetë ndaj Universita Kraiovas. Kjo përballje është rezervuar në transfertën rumune, më 5 nëntor prej orës 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat