Armand Duka mesazh Egnatias

Futboll

Armand Duka mesazh Egnatias

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 13:38
Egnatia

Skuadra e Egnatias mori rezultat pozitiv në transfertë kundër Aarhus, e mbyllur 1:1, grupet e Conference League.

Pas 2 ndeshjesh në këtë kompeticion, rrogozhinasit grumbullojnë 2 pikë, 2 barazime dhe lojë bindëse, aq më tepër ndaj rivalëve të fortë si Midtjylland dhe Aarhus.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka uruar kampionët e Superiores, pas barazimit të mbrëmshëm në Kupat e Europës:

“Jo thjesht një pikë, por dinjitet për futbollin shqiptar. Urime Egnatia”.

Në kampin e rrogozhinasve, është hera e parë prezenca në fazën e grupeve të një kompeticioni prestigjioz për klube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat