Klopp për Tresoldin: Nuk kemi pse t’i lutemi askujt!

Futboll

Klopp për Tresoldin: Nuk kemi pse t’i lutemi askujt!

Më: 23 tetor 2026 Në ora: 13:45
Jurgen Klopp

Me golat e tij në Champions për fanellën e Bryzhit dhe mungesën e sulmuesve në kombëtare si Gjermania dhe Italia e ardhmja e Nicolo Tresoldi-t është kthyer në një argument mjaft të trajtuar në mediet e vendeve në fjalë.

Siç dihet 22-vjeçari ka lindur në Kaljari dhe ka mundësi që të zgjedhë mes dy kombëtareve.

Në këtë pikë ai ka kërkuar kohë për të vendosur ndërsa komisari teknik i Gjermanisë ka lënë të kuptohet se sjellja e talentit nuk i ka pëlqyer.

“Ne nuk jemi budallenj.

Mendoj se gjithçka është në rregull, fakti që ai po konsideron të gjitha opsionet, por nuk kemi pse t’i lutemi askujt”, theksoi Klopp kur u pyet se si priti lajmin kur mësoi se Tresoldi pasi kishte biesduar me atë kishte patur një të ngjashme edhe me trajnerin e kombëtares italiane, Roberto Mancini. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat