Shkëndija e Haraçinës kthehet duarthatë nga Kratova

Futboll

Shkëndija e Haraçinës kthehet duarthatë nga Kratova

Nga: K.G. Më: 23 tetor 2026 Në ora: 15:56
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Shkëndijës së Haraçinës kthehet duarthatë nga stadiumi në Kratovë. 

Sileksi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Shkëndijës, në ndeshjen e javës së 11-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Punën e skuadrës vendase e lehtësoi ndjeshëm goli i hershëm për 1:0, të cilin e shënoi Hasukiq me goditje me kokë që në minutën e tretë.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 52-të, Hasukiq shënoi sërish, duke realizuar golin e tij të pestë këtë sezon.

Pas kësaj humbjeje, Shkëndija ka bilanc prej katër fitoresh, dy barazimesh dhe pesë humbjesh, me golaverazh 7:14.

Shkëndija renditet në vend të gjashtë me 14 pikë të mbledhura.

Sileksi ngjitet në vend të pestë me 16 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat