Torino ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Monzas, në ndeshjen e javës së tetë në Serie A.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit, duke kontribuar në fitoren e torinezëve.
Ismajli u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 34-t për një ndërhyrje të palejuar ndaj kundërshtarit.
Në minutën e 39-të, Kian Fitz-Jim depërtoi bukur individualisht dhe shënoi me një goditje nën traversë, duke i dhënë epërsinë Torinos.
Në fillim të pjesës së dytë, mysafirët barazuan rezultatin. Gustavo Varela përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Torinos dhe, në minutën e 47-të, realizoi nga afërsia për 1:1.
Torino riktheu epërsinë në minutën e 62-të, kur Rafik Belghali kaloi mbrojtësit dhe shënoi me një goditje spektakolare nga distanca.
Fitoren e vendasve e vulosi Nikola Vlashiq, i cili në minutën e 72-të përfitoi nga topi i kthyer dhe realizoi me një goditje të fuqishme në këndin e sipërm të portës, për rezultatin 3:1.
Në minutën e 90-4, Nathan Patterson shënoi autogol për 3:2.
Pas kësaj fitoreje, Torino renditet në vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Monza zë vendin e 14-të me shtatë pikë.