Ipswich Town dhe Nottingham Forest kanë barazuar me rezultat 1:1, në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma në stadiumin “Portman Road”.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 13-të, kur Neco Williams realizoi pas një krosimi të Daniel Munozit.
Ipswich Town reagoi dhe krijoi disa raste të mira shënimi, ndërsa golin e barazimit e gjeti pak para përfundimit të pjesës së parë. Julio Enciso përfitoi nga një pasim i gabuar prapa i Nikola Milenkoviqit dhe, pas depërtimit drejt portës, shënoi me qetësi për 1:1.
Në minutat e fundit, të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar. Callum Hudson-Odoi nuk arriti ta konkretizonte një rast të mirë për Nottingham Forest, ndërsa Jack Clarke gjuajti jashtë portës për Ipswich Town.
Pas javës së tetë në Premier League, Ipswich është në vend të nëntë me 10 pikë, ndërsa Nottingham e zë vendin e 17-të me 6 pikë.
Ipswich – Nottingham Forest 1:1
Shikues: 29,198.
Ipswich Town: Walton, Ouattara, O’Shea (C), Diop, Davis, Florentino (Matusiwa, 86’), Palacios, Fatawu (Maeda, 73’), Enciso (Akpom, 86’), Philogene (Clarke, 60’), Emersonn (Flemming, 60’).
Nottingham Forest: Sels, Williams (Netz, 84’), Murillo, Gibbs-White (C), Ndoye (Hudson-Odoi, 69’), Delap (Wood, 90+4’), Schlager, Jair Cunha, McAtee, Munoz, Milenkoviq.