Napoli-Roma në qendër të vëmendjes

Futboll

Napoli-Roma në qendër të vëmendjes

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 11:10
Napoli-Roma

Xhiroja e tetë e Serie A nisi të premten mbrëma, me Torinon që mposhti Monzan 3-2, ndërsa sot në program janë katër ndeshje interesante.

Dita nis në orën 15:00, me Cagliarin që pret Bolognan dhe Comon që përballet me Sassuolon.

Në orën 18:00, vëmendja zhvendoset te "Derby della solle" në  mes Napolit dhe Romës, një përballje e rëndësishme për ambiciet e të dyja skuadrave në kampionat.

Xhiroja e së shtunës mbyllet në orën 20:45, me Lazion që pret Parmën, në kërkim të pikëve për të vazhduar garën në krye të tabelës..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat