Kanë përfunduar 4 ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 7-të të kampionatit
Besa mposhti Korabin 2-0, Kukësi i ka shkaktuar përmbysjen Burrelit, 1-2 në transfertë.
Sa i takon përballjeve të tjera, Iliria fitoi 0-1 ndaj Kastriotit, ndërsa Sopoti u ndal në barazimin 1-1 me Orikun.
Më poshtë do të njiheni me rezultatet si dhe për golashënuesit në secilin nga duelet.
REZULTATET:
Besa 2-0 Korabi (Kapo 65', Spahiu 90')
Burreli 1-2 Kukësi (Rrapi 13'/ Demircani 65', Schepanski 71')
Kastrioti 0-1 Iliria (Mavanga 90')
Sopoti 1-1 Oriku (Lika 52'/ Shkreli 74')