Bologna triumfon në udhëtim ndaj Cagliarit

Futboll

Bologna triumfon në udhëtim ndaj Cagliarit

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 17:41
Pamje nga ndeshja

Bologna ka shënuar fitore 2:0 në udhëtim ndaj Cagliarit, në ndeshjen e xhiros së tetë në Serie A.

Pas një pjese të parë pa gola, miqtë kaluan në epërsi në minutën e 57-të me Nicolo Casalen, ndërsa Federico Bernardeschi vulosi fitoren në minutën e 80-të, duke realizuar nga penalltia.

Me këtë fitore, Bologna e kalon Sassuolon në tabelë dhe ngjitet në vendin e 13-të me tetë pikë, ndërsa Cagliari zbret në pozitën e tetë.

Në xhiron e ardhshme, Bologna do të përballet me Milanin në udhëtim, kurse Cagliari do të luajë kundër Romës në Olimpico.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat