Maximilian Beier, heroi i fitores së Dortmundit

Futboll

Maximilian Beier, heroi i fitores së Dortmundit

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2026 Në ora: 20:23
Futbollistët e Dortmundit festojnë

Borussia Dortmundi ka shënuar fitore minimale, 1:0, ndaj Eintracht Frankfurtit, në ndeshjen e javës së tetë të Bundesligës gjermane.

Heroi i kësaj fitoreje ishte Maximilian Beier, i cili shënoi golin vendimtar për skuadrën vendase.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi pa gola, në skenë doli Beier për t’i dhënë tri pikë të rëndësishme Dortmundit.

Jobe Bellingham pasoi bukur topin te Beier, i cili goditi fuqishëm nga brenda zonës së rreptësisë, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës dhe duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Dortmundi renditet në vendin e parë me 17 pikë, ndërsa Eintracht Frankfurti pozicionohet në vendin e 13-të me 8 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat