Tetova: Ekipi çaloi tek shpejtësia e pasimit

Futboll

Tetova: Ekipi çaloi tek shpejtësia e pasimit

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 11:31
Edlir Tetova

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova ka komentuar për “Super Gol” barazimin 0-0 të arritur përballë Elbasanit. “

Pa i hequr meritat Elbasanit, ekipi çaloi tek shpejtësia e pasimit.

Ngjeshja e kundërshtarit në gjysmëfushën e vetë, nuk na lejoi të ishim të qartë për të filtruar topat dhe për të gjetur manovrën e duhur”.

Elbasani është ekip i mirë investuar, ka lojtarë cilësor brenda. Kur humbnim topat në zonën e sulmit, na mungonte agresiviteti.

Te pjesa e leximit të topave në mbrojtje jam i kënaqur. Mbrojtja jonë ka qenë agresive për të rimarrë topin. Duhet përmirësuar agresiviteti në zonat e sulmit. Duhet të jemi më vigjilentë për të rikuperuar topin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat