Vllaznia ka zyrtarizuar largimin e Ergi Borshit.
Ndryshe nga Vioresin Sinani, për të cilin mungon një komunikim, ndaj Borshit është njoftuar pikërisht pas fitores me Tiranën.
Borshi u largua nga Vllaznia këtë javë. Në anën tjetër vetë Borshi e ka mohuar një kalim te Shiroka, edhe pse emri i doli menjëherë në Kategorinë e Dytë.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur me mirëkuptimin bashkëpunimin me zëvendëstrajnerin Ergi Borshi.
E falenderojmë për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për klubin dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme si trajner”, shkruan Vllaznia.