Grabitet sulmuesi i Napolit

Futboll

Grabitet sulmuesi i Napolit

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 18:55
Allison Almeida de Santos

Një vjedhje ndodhi në shtëpinë e futbollistit të Napolit, Allison Almeida de Santos.

Sipas Prefekturës së Napolit, sulmuesi (i cili ndodhej në banesën e tij në Giugliano në Campania), vuri re, sapo u zgjua herët këtë mëngjes, se në shtëpi kishte hajdutë.

Raportohet se janë marrë një orë dhe disa bizhuteri.

Më pas, autorët u larguan me makinën e Allison Santos. Automjeti u gjet më vonë nga Karabinierët në bashkinë fqinje Villariça.

Allison Santos është aktualisht i dëmtuar. Dje, gjatë ndeshjes Napoli-Roma, ai ndodhej në tribuna duke ndjekur lojën e “të kaltërve”.

Pas ngjarjeve të fundit, Prefekti ka urdhëruar një intensifikim të ndjeshëm të masave të mbikëqyrjes – me fokus të veçantë në zonat e banuara dhe akset kryesore rrugore në pjesën veriore të zonës metropolitane – me qëllim parandalimin e krimeve kundër pronës dhe personit, si dhe rritjen e ndjesisë së sigurisë te publiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat